Fitër Bajrami në Tiranë, falja ne sheshin Skenderbej

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajramit. Në Tiranë, pas ditëve të agjërimit, mijëra njerëz u mblodhën së bashku në sheshin “Skënderbej” për të bërë faljen. Festimet e Fitër Bajramit filluan në orët e para të mëngjesit të sotëm me namazin e sabahut.