Berat, rriten prurjet e lumit Osum, rrezikohen banesat

Në Berat janë rritur prurjet e lumit Osum. Bashkia e Beratit ka marrë masat për largimin e mjeteve në rrugët e lagjes muzeale "Goricë". Kreu i bashkisë Petrit Sinaj deklaron se i gjithë shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri të plotë. Ndërkohë ka nisur vendosja e thasëve me rërë në krah të lumit Osum ku ndodhen shtëpitë e lagjes muzeale.