Berat, gurët bllokojnë për 30 minuta aksin rrugor

Aksi rrugor Ura e Goricës-Ura e Vjetër në Berat është bllokuar përreth 30 minuta si pasojë e masivëve të gurëve që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm. Rënia e gurëve ka ndodhur rreth orës 07:00 nga qafa kodrinore e Kalasë. Si pasojë, automjetet kanë qarkulluar me vështirësi vetëm njërin krah të rrugës. Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për të zhbllokuar aksin në fjalë.