Banorët e "Astirit" sërish në protestë

Kanë vijuar edhe sot protestën banorët e "Astirit", duke kundërshtuar projektin e qeverisë dhe të bashkisë për ndërtimin e Unazës së Re. Për të 13-tën ditë, ata kanë dalë në zonën e "Astirit", duke bllokuar edhe rrugën. Siç duket edhe nga këto foto trafiku në këtë zonë ka qenë i rënduar për shkak të bllokimit. Ata kërkojnë që banesat e tyre të mos prishin, ose të dëmshpërblehen me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen. Banorët u mbështetën edhe nga deputetët të Partisë Demokratike. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë. /Foto: LSA/