Balerinët kërcejnë nudo në çatitë e New York

Një fotograf ka kapur hirin dhe bukurinë e kërcimit në një seri fotografish që të lë pa frymë. Omar Z. Robles ka fotografuar 11 balerinë duke kërcyer lakuriq në çatitë e New York. Omar lejoi kërcimtarët të tregonin historitë e tyre me trupat e tyre. Në serinë e fundit të fotografive, titulluar "Bare Sky Dance", Omar tregon një anë të prekshme të artit të vallëzimit, duke e bashkuar me mjedisin urban dhe të ashpër të çatisë së New York kundër trupave lakuriq dhe të këndshëm të balerinëve.