"Baby shower-i" magjik i Khloé Kardashian

Familja më e famshme në botë 'Kardashian dhe Jenner' ka bërë festën e rradhës për foshnjen që do jetë shumë shpejt mes tyre. Khloe Kardashian, e cila po gëzon lidhjen me partnerin basketbollist, Tristan Thompson është në pritje të një vajze të vogël. Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, ajo na ka treguar festën e madhe që ka bërë, ku ka ftuar familjarë dhe mikeshat më të mira. Në një fotografi ku shfaqet me nënën dhe motrat e saj, sipërmarrësja 33-vjecare shkruan: "Momente magjike me femra magjike! Do jem gjithmonë në dashuri me ju!"