Avionët MC- 130 J zbarkojnë në Rinas

Avionët MC- 130 J zbarkojnë në Rinas Tre avionët MC-130J, të Divisionit të 352-të të Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë zbarkuar në Rinas si pjesë e misionit stërvitës disa ditore në hapësirën shqiptare. Prej datës 29 korrik deri më 5 gusht, tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre kryen fluturime stërvitore në mbështetje të operacioneve speciale në Evropë. Avionët dhe trupat amerikanë u dislokuan në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku u vizituan nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.