Autostrada Tiranë-Durrës shndërrohet në ‘lumë’, çahen bordurat

Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje të dendura shiu dhe autostrada Tiranë-Durrës është shndërruar në një lumë. Shirat e rrëmbyer mbuluan rrugët, makinat dhe banesat, përgjatë kësaj rruge. Uji gjatë mbrëmjes së djeshme arriti në mbi 1 metër, ndërsa për të normalizuar situatën është bërë çarja e bordurave anësore. Ndërkohë policia po punon sot (1 dhjetor) për pastrimin e autostradës dhe vijmin e qarkullimit. /Foto LSA