Artistët vendosin gërmat e Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur sërish në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar. Artistët kërkuan nga institucionet që të merren masat lidhur me ngjarjen e dy javëve më parë. Teatri Kombëtar ka sërish emrin e tij të gdhëndur në mur. Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur fondet e nevojshme për prodhimin e shkronjave të Teatrit Kombëtar dhe rivendosjen e tyre në fasadën e godinës së tij. Me një pjesëmarrje mes artistësh dhe qytetarësh të shumtë, rivendosja e gërmës së parë u prit me duartrokitje.