Ardi Veliu tek Krimet e Rënda për audiopërgjimin e Alizotit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e Babales. Ai do të japë sqarime për këtë çështje pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi Veliu. Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Veliu sot dhe Hoxha do të pyeten nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.