Anxhela Peristeri shpallet fituesja e Këngës Magjike

Edicioni i 19-të i festivalit muzikor “Kënga Magjike” është finalizuar me fitoren e Anxhela Peristerit. Gjatë mbrëmjes së të shtunës performuan 20 artistë, të cilët u vlerësuan me çmime të ndryshme. Ndërsa po jepnin votat e tyre, pati dilema të mëdha për vendin e parë por triumfoi Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”. Në vend të dytë me një pikë diferencë u rendit Elhaida Dani, ndërsa vendin e tretë e mori Fifi.