Ambasasa e SHBA, Izraeli përgjaket në ditën e pavarësisë

Përleshjet të dhunshme midis demonstruesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite përgjatë kufirit me Rripin e Gazës dhe shtetit hebraik në ditën e përurimit të Ambasadës amerikane në Jerusalem. Bilanci deri në mesditë është 18 të vdekur dhe mbi 900 të plagosur. Sipas agjencisë Maan, disa demonstrues prenë telat me gjemba përpara pengesës në një përpjekje për të depërtuar në anën hebraike. Ushtria iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.