Ambasadori Lu kembekryq me Tazen thur pëlhurën me vegjë

Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës kanë qenë në Lezhë për të takuar një familje e cila vijon traditën e endjes me vegjë. Ambasada amerikane ka postuar disa foto ku duket që ambasadori është ulur për të thurur pëlhurën në mënyrë artizanale. "Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme."