Albumi fotografik "Euro 2016"

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot, në sallën e Muzeumit Kombëtar, albumin fotografik për “EURO 2016”. Albumi do të jetë një promocion dhe ekspozitë e hapur për publikun e cila do të shërbejë për tre ditë, ku dashamirës të futbollit do të kenë mundësi të shikojnë nga afër një galeri të përzgjedhur fotografish, shoqëruar me fanellat e kombëtares dhe copeza videoje nga momentet magjike të eventit më të madh që kemi marrë pjesë si shtet ne arenën Evropiane.