“Albanian Lion 2018”, zbarkon në sheshin "Nënë Tereza"

Mbi 1000 trupa ushtarake zbritën sot në sheshin "Nënë Tereza". Prej orës 11:00, trupat dhe mjetet demonstruan në qendër të Tiranës disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe u ekspozuan mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur. 80 efektivë dhe 4 anije të Forcës Detare shqiptare prej më shumë se një javë janë angazhuar në Stërvitjen e Përbashkët “Albanian Lion 2018”.