Aksident tek "Rruga e Elbasanit"

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një automjet Golf 5 është përplasur në një urban të linjës së Saukut.Ngjarja ka ndodhur te "Rruga e Elbasanit", ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e makinës Golf. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.