Aksident në Vlorë, mjeti me tre persona del nga rruga

Tre persona mbetën të lënduar në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën "Murat Tërbaçi"ku mjeti tip Benz me targa AA 851 SK në të cilin udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga. Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikun për jetën.