Aksident në autostradë, vdes shoferi i taksisë dhe pasagjeria

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në autostradën Durrës-Tiranë dhe në aksident u përfshinë një taksi dhe një makinë Benz. Policia thotë se viktimat janë Bujar Agalliu shofer i taksise dhe pasagjerja Elena Abdillari 23 vjece. "Pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë", sqaroi policia. Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant. Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Policia po punon për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.