Afërdita Dreshaj i jep fund beqarisë, publikohen fotot e dasmës

Këngëtarja e famshme Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë të shtunën. Ajo kurorëzoi lidhjen me të fejuarin çek Jakub Kindl në martesë. Dasma u zhvillua në Miami Beach, Florida dhe Afërdita kishte ftuar disa nga miqtë e saj më të mirë nga Shqipëria. Një nga të ftuarat ishte edhe modelja Xhesika Berberi që ka publikuar edhe foto në Instagram.