Aeroporti "fantazmë" ku fluturimet janë vonuar përgjithmonë

Në aeroportin ndërkombëtar të Nikosias, avionët nuk fluturojnë që prej më shumë se 40 viteve. Ky aeroport nuk përdoret që prej vitit 1974, kur një grusht shteti nga ushtria në Greqi rriti valën e nacionalizmit në Qipro duke nxitur kështu edhe ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në ishull. Që prej asaj kohe, aeroporti është braktisur, ndërsa të vetmit vizitorë janë zogjtë, të cilët e kanë mbuluar zonën me glasa. Dikur konsiderohej aeroport shumë modern, ku brenda një viti frekuentonin qindra mijëra pasagjerë, kurse sot ka fituar statusin e “aeroportit fantazmë”.