Ngjela: Studentët e mundën Ramën, i thirri nëpër salla hajdutçe

Ngjela: Studentët e mundën Ramën, i thirri nëpër salla

Për avokat Spartak Ngjelën studentët e mundën kryeministrin Rama. I ftuar në studion e lajmeve ne Ora News me gazetaren Beti Njuma, ai tha se studentët me protestën e tyre ishin shumë herë më të përgatitur se Rama, i cili u mundua që ti merrte hajdutçe në ato salla dialogu.

Spartak Ngjela: Ky i priti studentët sikur të ishin ata gogla. U sulën edhe të korruptuarit e tjerë që ti merrnin. Kishte edhe tendencë që me anë të tyre të krijonin një destabilizim. Ata kishin një drejtim shumë të saktë. Kush i drejton nuk e dimë, por kishin drejtim shumë të saktë. Bravo i qoftë. Ishin të përgatitur dhe artikuloheshin në gjuhën shqipe më mirë se Rama, më të qartë dhe më konceptuake. Ata e mundën Ramën dhe nuk e mundën me protestën, e mundën se ky i thërriti nëpër salla hajdutçe, kudo ku hynte kryeministri fitonin studentët.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka kuptuar që vendi është në krizë, por problemi është a do ta nxjerrë ai nga kriza?

Spartak Ngjela: Ky mendoi se do të shuante një protestë me sens moral, me broçkulla sallash të improvizuara. Studentët hynin brenda, e mundnin dhe iknin. Ajo ishte shenja e hapur e krizës. Kriza jep shenjat e veta dhe nëse ti nuk i respekton të përmbys. Ky duket se e ka kapur dhe të shohim nëse do ta nxjerrë nga kriza!


EMISIONET