Ekopolitikë

Çdo të premte ora 21:00

Eshtë emisioni kryesor i ekonomisë në Shqipëri dhe vjen në ekranin e televizionit “Ora News” çdo të premte, në ora 21.00-22.50. Debat dhe analizë mbi politikat e qeverisë dhe gjithçka ndodh me buxhetet familjare dhe jetën ekonomike të vendit. Argumentat pro dhe kundër dhe informacionet më të plota merren në këtë format debati, ku të ftuar janë ministra, deputetë të të gjitha partive politike, përfaqësues të biznesit vendas dhe atij të huaj, të shoqatave të konsumatorëve, shoqërisë civile, ekspertët dhe analistët më të njohur. Intervista eskluzive për aktualitetin dhe gjithcka që ndodh në ekonomi.

Një audiencë jo vetëm e profilizuar në ekonomi, e cila prej vitesh është tashmë besnike e Ekopolitikë, por edhe në interes të qytetarëve të thjeshtë, me temat për të cilat ata kanë interes dhe duan të informohen.

Autore dhe moderatore e emisionit është gazetaren Aurora Sulce, me eksperiencë 17 vjeçare në tregun mediatik shqiptar dhe e profilizuar për sektorin e ekonomisë. Emisioni i parë u transmetua më 6 janar 2015.

Çdo emision është dhe në Youtube. Na ndiqni dhe në Facebook
Adresa e emailit  [email protected]