Arkapia

Mars 2017 - Qershor 2018

Emisioni drejtuar nga gazetarja moderatore Elsa Demo u transmetua çdo të diel, ora 21:00 nga 19 mars 2017 deri në 10 qershor 2018. 

“Arkapia”, fjalë e vjetër shkodranisht, do të thotë derë e vogël. Thelbi i emisionit ishte dialogu, debati që ashtu si funksioni i derës së vogël është që të të nxjerrë në një hapësirë më të madhe. Për 40-50 minuta, të ftuarit në studio nga fushat e artit, kulturës, mendimit, shqiptarë e të huaj, hynë në thellësi të çështjeve më të rëndësishme të aktualitetit, por shpesh edhe i tejkaluan nevojat e ditës.

“Arkapia” nuk la jashtë analizave dhe vëzhgimeve ngjarjet kulturore në rrethe të vendit, duke i sjellë në ekran përmes reportazhit.

Emisioni u ideua dhe drejtua nga Elsa Demo, e cila ka një pervojë të gjatë në shtypin e shkruar po edhe në median televizive të viteve të fundit.

Te gjitha puntatat e emisionit jane ne Youtube.  Na kontaktoni ne "[email protected]'


Arkapia / Bergmani tek ne

29/04/2018 - 21:34