Bashkia e Kamzës prezanton projektin për sheshin e ri dhe pedonalen e qytetit

Bashkia e Kamzës ka prezantuar projektin e ri për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit si dhe të pedonales. Sipas deklaratës së shpërndarë, investimi kap shifrpn e 97 milionë lekëve, ndërsa afati i punimeve do të jetë 180 ditë.  

“Ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë, është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të Bashkisë. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë kur Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës”, thuhet në njoftim.

Veç sheshit të qytetit do të bëhet edhe ndërtimi i pedonales përgjatë Bulevardit Blu. Kjo pedonale do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës.


/Ora News.tv/


EMISIONET