Zyrtarizohet gjithçka, UEFA "çliron" gjigantin Europian nga Fair Play

Zyrtarizohet gjithçka, UEFA "çliron" gjigantin Europian

Tashmë është zyrtare! Inter ka lënë pas penalizimin e UEFA-s, teksa ka kaluar problemet me Fair Play Financiar, shkelur në maj të vitit 2015. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e UEFA-s.

"Dhoma hetuese e CFCB konfirmoi se FC Astana, Beşiktaş JK dhe FC Internazionale Milano janë konsideruar në përputhje me objektivin e përgjithshëm të marrëveshjeve të tyre, të nënshkruara në maj 2016 për FC Astana dhe në maj të vitit 2015 respektivisht për dy të fundit. Tani ato nuk janë më të kufizuara në merkato dhe shpenzime."-mbyllet dokumenti i institucionit të futbollit europian.

Pas këtij vendimi, Inter do të ketë një skuadër të plotë në dispozicion nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve  si dhe e hapur për të nënshkruar me futbollistë të rinj në merkato.

EMISIONET