Tashmë nuk ka dyshime.

Luka Jovic është futbollisti më i ri i Realit të Madridit. Sulmuesi serb ka kryer vizitat mjekësore paraditen e sotme, teksa më pas ka zbritur në fushën e blertë të "Santiago Bernabeu", për tu prezantuar përpara tifozëve "Los Blancos".

"Ne kemi përpara nesh një nga sulmuesit më të mëdhenj të Evropës, që po përmbush ëndrrën e tij, për t'u bashkuar me Realin e Madridit. Faleminderit për zgjedhjen e këtij ekipi."-tha Perez.

Pastaj ishte radha e Jovic për tu ngjitur në podium.

"Jam djaloshi më i lumtur në botë, pasi nënshkruaj me një klub të madh. Do të jap gjithçka për të ndihmuar Realin e Madridit të fitojë trofe ".-ishin fjalët e para të sulmuesit 21 vjeçar.

Jovic erdhi nga Eintracht Frankfurt për shifrën e 60 milionë eurove. Ai do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll të paktën deri në vitin 2025. Pas tij, në "Santiago Bernabeu" pritet me mjaft interes prezantimi i Eden Hazard, i cili la Chelsea për një shifër që tejkalon vlerën e 100 milionë eurove.

/Ora News.tv/