President i Zyrës Supreme të auditimit të Polonisë, Kristof Kviatofski u nderua me titullin qytetar Nderi i Vlorë me propozim të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Kviatofski u vlerësua për kontributin e tij në mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe veçanërisht KLSH.

Duke shprehur mirënjohje për vlerësimin, Kviatofski tha se do të jetë ambasador i promovimit të Vlorës në Poloni dhe jo vetëm.

Kviatofski: Këtë sezon turistik është planifikuar të vijnë 150 mijë turistë polakë. Unë do të jem ambasador i turizmit. Unë do të promovoj Vlorën dhe turizmin shqiptar në Poloni.

Në këtë sezon turistik është planifikuar të vijnë rreth 150 mijë turistë polakë. Unë nga sot do të jem amabsador i zhvillimit të turizmit. Unë do të promovoj Vlorën dhe turizmin shqiptar në Poloni e kudo të mundem, Ju jap fjalën se në sezonet e ardhshme ku numër do të jetë dy apo tre herë më i lartë.

Kryebashkiaku Leli falenderoi zyrtarin e lartë polak për angazhimin e tij në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në Vlorë.

/Ora News.tv/