Ndihmës sekretari i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin detyrimet e marra nga marrëveshjet e Brukselit.

Ai gjatë një konference për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj dhe se kjo nuk do të jetë kërcënim për Serbinë.

"Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale, të cilat do të merren me siguri, në të cilën do të përfshiheshin serbët kosovarë dhe askush nuk ka të drejtë t’ia ndalojë Kosovës të zhvillojë një strukturë të tillë”, tha Mitchell, raporton Rtk. 

Ai tha se SHBA mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por theksoi se për këtë është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës.

/Ora News.tv/