Takimi i javës së 9-të të Kategorisë Superiore Vllaznia – Lushnja nuk do të luhet këtë të mërkurë siç ishte parashikuar.

FSHF ka vendosur që ky takim të luhet mesjavën e ardhshme kur dhe stadiumi “Loro Boriçi” të jetë gati për të pritur një ndeshje.

Duhet theksuar se edhe takimi midis Vllaznisë dhe Skënderbeut i programuar të luhej në Shkodër u luajt në Korçë sepse në stadiumin “Loro Boriçi” po ndërrohej tapeti i fushës, ndërsa fusha sportive “Reshit Rusi” nuk i plotëson kushtet e luajtjes së një takimi të këtyre niveleve.



/Ora News.tv/