Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës. Mbrojtësi 23 vjeçar firmos kontratë dy vjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjëve. Futbollisti maqedonas gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë huazimi, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë. 

Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e thellë 4-0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3-0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës. 

/Ora News.tv/