Zyrtare/ Tefik Osmanit nuk i pritet, debuton te skuadra e re

Vetëm 24 orë ka vonuar konfirmimi, i cili tashmë ka ardhur.

Qendërmbrojtësi Tefik Osmani është zyrtarisht pjesë e Tiranës pasi ka arritur marrëveshjen për tu riveshur bardheblu për sezonin e ri futbollistik.

Osmani u aktivizua 45 minuta në ndeshjen e sotme miqësore përballë Renovës dhe vjen si një përforcim me shumë vlera për repartin difensiv. 34 vjeçari është aktivizuar me Tiranën edhe gjatë viteve 2008-2011, teksa ka veshur fanellat e Skënderbeut dy herë, Teutës 3 herë, Elbasanit, Zaporizhya, Tomori, Partizanit dhe Vllaznisë.

Osmani është futbollisti i 8-të që bashkohet me 24 herë kampionët e vendit gjatë kësaj merkato vere. Kujtojmë që më parë kanë firmosur lojtarë si Edvan Bakaj, Pano Qirko, Kostandin Kariqi, Idriz Batha, Elton Cale, Agustin Torassa dhe Ismael Dunga.



EMISIONET