Ekskluzive/ "Ora News" mëson datën e përurimit të "Arenës Kombëtare"

Ekskluzive/ "Ora News" mëson datën e përurimit të

Stadiumi i ri në kryeqytet "Arena Kombëtare" do të përurohet më 11 qershor.

Burime për "Ora News" tregojnë se ndeshje miqësore kundër Moldavi do të zhvillohet në impantin e ri, i cili është drejt përfundimit. Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar si zakonisht në UEFA procedurat formale për këtë takim dhe në këtë rast, stadiumi i zgjedhur është "Arena Kombëtare".

Në këtë mënyrë shuhet kureshtja e madhe e opinionit sportiv, lidhur me datën se kur do të jetë i gatshëm stadiumi kombëtar. "Arena Kombëtare" do të ketë një kapacitet 22 mijë vende dhe do të jetë stadiumi më modern në Shqipëri. Ai do të ketë kushte optimale dhe do të jetë i mbuluar për të gjithë spektatorët.

Impianti do të kushtojë rreth 60 milionë euro në total, 10 prej të cilave të financuara nga UEFA.


EMISIONET