Sebino Plaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit.

Sulmuesi 33-vjeçar nga Tirana, ka nënshkruar një kontratë me Kukësin për të luajtur në Kupat e Europës me opsion rinovimi për një vit.
Plaku është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, ku ka luajtur në disa skuadra. Sezonin e shkuar, Plaku e mbylli me Kamzën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi verilindorë që përmes një video në rrjetin social "facebook" i ka uruar mirëseardhjen "bomberit" kryeqytetas.




/Ora News.tv/