Zyrtare/ Roma firmos me yllin brazilian, e kërkonte Interi

Për të pati shumë klube të interesuara ku më parë thuhej se ai ishte afër Interit por duket se Roma ka punuar në qetësi dhe ka nënshkruar me futbollistin e Bordeaux, Malcolm.

Ekipi kryeqytetas arriti marrëveshjen me klubin francez për 32 milionë dhe 5 milionë euro bonuse.

Braziliani pritet të zbarkojë në kryeqytetin italian dhe të kryejë vizitat mjekësore. Malcom do të ketë një kontratë 5 vjeçare dhe do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

EMISIONET