Bayern Munich hedh sytë nga e ardhmja. Gjigandi bavarez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Benjamin Pavard nga Stuttgart, me mbrojtësin që do i bashkohet kampionëve të Bundesligës më 1 korrik.

Operacioni  është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic:

"Unë mund të konfirmoj që ne kemi nënshkruar Benjamin Pavard prej 1 korrikut 2019. Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare."- tha Salihamidzic.

Pavard kishte një kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2021, por kishte një klauzolë në marrëveshjen që e lejoi atë të largohej për 35 milion euro.

/Ora News.tv/