Zyrtare/ Juventus godet në merkato, firmos një mbrojtës i majtë

Zyrtare/ Juventus godet në merkato, firmos një mbrojtës i

Frika për një largim të tij drejt Premier League, e ka detyruar Juventusin të rinovojë me mbrojtësin e majtë, Alex Sandro. Braziliani i cili pëlqehej nga Chelsea dhe Manchester United ka rinovuar me bardhezinjtë deri në vitin 2023. Konfirmimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare në internet e klubit.

"Tifozët mund të jenë të sigurt për të patur një lojtar i cili gjithmonë do të japë 100% për të arritur fitore. Me këto fjalë, në vitin 2015, Lobo Silva Alex Sandro u prezantua te Juventusi. Dhe sot, dita në të cilën shpallim me kënaqësi se marrëdhënia jonë do të vazhdojë deri në vitin 2023. Mund të themi se fjalët e tij kanë qenë profetike."- shkruan mes të tjerash "Juventus.com".

Ndërkohë i kënaqur është shfaqur dhe 27 vjeçari.

"Për mua, familjen time dhe gjithashtu për shokët e mi të ekipit është një ditë shumë e lumtur. Unë u them tifozëve se do të bëj gjithmonë më të mirën, siç kam bërë deri tani, për tu përmirësuar përsëri. Në këto vite kam mësuar mentalitetin e klubit. Këtu ne gjithmonë punojmë për të fituar dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë ", tha Alex Sandro.



EMISIONET