Pas zyrtarizimit të ndeshjes miqësore me Wellsin, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen dhe për miqësoren e dytë.

Në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” , përfaqësuesja e drejtuar nga Christian Panucci do të zhvillojë një tjetër test miqësorë, këtë herë përballë Jordanisë.

Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore.



/Ora News.tv/