Zyrtare/ Florian Marku nuk ndalet, konfirmon datën dhe emrin e kundërshtarit të radhës

Zyrtare/ Florian Marku nuk ndalet, konfirmon datën dhe emrin e

Pasi arriti të dal fitues në ringun e York Hall, "Bethnal Green" në Londër, boksieri shqiptar, Florian Marku ka zyrtarizuar një tjetër duel në kryeqytetin anglez.

Lajmi është zbuluar nga vetë 26 vjeçari në rrjetin social "Instagram", ku thekson se mbrëmjen e 13 korrikut do të ngjitet në ringun e "O2ArenaLondon" për tu përballur me anglezin, Jake Best.

"Ne nje stadium madhestor ne @o2arenalondon Shqipja juaj nuk do tju zhgenjej kundra Anglezit Jake Best. Mos mungoni se ju jeni forca ime.Shifemi me 13 korrik London"-shkruan Marku në rrjetin social.

Ky do të jetë dueli i katërt i Markut në boksin profesionist, ku deri më tani ka arritur të koleksionojë 3 fitore.

EMISIONET