Zhvillim historik për vendin islamik më konservator në botë.

Gratë tanimë mund të drejtojnë makinat apo motoçikletat në Arabinë Saudite, shkruan Tgcom.it

Ka rënë poshtë ndalimi hitorik që e bënte Arabinë, vendin e vetëm në botë që nuk ia njihte këtë të drejtë grave.

Një ndryshim hitorik ishte lajmëruar në shtator në programin ambicioz të reformave sociale dhe ekonomike, promovuar nga princi bin Salman.

Derimë tani gratë, të lidhura në sediljet e pasme të makinave, duhet të kishin për shoferë burrat, vëllezërit apo edhe taksistët, për të kryer veprimet elementare të lëvizjes, si: vajtja në punë apo dërgimi i fëmijëve në shkollë.

/Ora News.tv/