Zyrtare/ Andrea Pirlo merr drejtimin e Juventusit

Zyrtare/ Andrea Pirlo merr drejtimin e Juventusit

Pas karrierës së suksesshme si futbollist, Andrea Pirlo është gati të konfirmojë vlerat e tij edhe në pankinë.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Inter ka arritur akordin me ekipin ku fitoi gjithçka, Juventusin për të drejtuar një prej skuadrave të bardhezinjve. Natyrisht nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, pasi aty ndodhet Masimiliano Alegri, ndonëse me pozita të lëkundura.

Pirlo do të jetë trajneri i skuadrës U-23 të Juventusit, që militon në Serinë C italiane. Tifozët bardhezi janë ende të dashuruar me Pirlon pasi vendi i lënë bosh prej tij nuk po sfumohet nga askush, ndërsa fakti që ai e nis me ekipin B, bën të mendosh se në të ardhmen mund t’i besohet dhe roli i trajnerit të ekipit A, një karrierë e ngjashme me atë të Pep Guardiolës, që pasi shkëlqeu me Barcelonën B, u shndërrua në një nga teknikët më të mirë në histori.

EMISIONET