Zvicër, 18 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në makinë rrethuar nga misteri

Zvicër, 18 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në makinë

Një 18 vjeçar shqiptar është gjetur pranë makinës së tij në kantonin e Cyrihut në Zvicër.

Mediat vendase bëjnë me dije të hënën rreth orës 13:00 një telefonatë lajmëroi policinë për një person pranë një makine në Baltenswil-Nord në Bassersdorf ZH.

Forcat e rendit të mbërritura atje nuk mundën të bënin gjë tjetër, vetëm se ta shpallnin atë të vdekur.

Megjithatë, mbetet ende enigmë shkaku i vdekjes së të riut. Trupi i pajetë i 18 vjeçarit u gjet në anën e djathtë të derës së pasagjerit.

"Shkaku i vdekjes nuk është ende i qartë," thotë zëdhënësi kantonal i policisë, Ralph Hirt.

Dëmtimi në anën e shoferit të makinës, një Kia e zezë me targa të Berner, tregon një përplasje të mundshme.

Zëdhënësi nuk konfirmoi nëse trupi ka plagë, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet. Policia po kërkon dëshmitarë.

/S.Ll/


EMISIONET