Zv. trajneri i Kamzës, Topi: Duro ka të drejtë, Teuta e vështirë për t'u mundur

Kamza pësoi një humbje shokuese ndaj Teutës, dhe para mikrofonit të "SuperSport", u paraqit zv. trajneri i kryeqytetasve, Eldorjan Topi i cili tha se vendimet e arbitrit ndikuan në rezultatin e takimit.

"Duke pasur parasysh skuadrën e Teutës, që tregoi një grintë pjesën e parë, dhe një dëshirë më të madhe se ne, nuk u futëm me këtë mendim. Patëm një mangësi pjesën e parë. Duhet të flasim realitetin, nuk duhet ta kërkojmë gjithmonë te arbitri, por sot ndikoi me disa faulle. E prisnim një ndeshje të vështirë.

"Duhet të jepnim maksimumin, duke parë edhe Teutën. Duke parë edhe kushtet atmosferike, sfida ishte e vështirë. Gjatë javës kishim kërkuar të ishim të përqendruar. I bashkohem thënies së Duros, që Teutën nuk e mund dot njeri në këtë periudhë të vështirë që po kalon.- tha Topi. 

EMISIONET