Zusi: Taksat për fermerët të bëhen zero

Zusi: Taksat për fermerët të bëhen zero

Alban Zusi nga këshilli Agrobiznesit i ftuar në "Ekopolitikë" tha se taksat ndaj fermerit duhet të bëhet zero.

Zusi: Ne duhet me çdo kusht që të mbajmë njerëz të lidhur me bujqësinë. Mundësisht duhet t'i heqim çdo lloj takse. Ky është modeli që po përdoret edhe në Evropë.  Madje jepen edhe para për ti bërë njerëzit që të jetojnë në fshat sepse nga fshati në qytet mund të punosh në një fabrikë, por është e vështirë që të shkojë një njeri nga qyteti në fshat për të mbajtur lopë dhe të mbjellë perime është e vështirë. Çdo taksë që paguan fermeri duhet ta bëjmë zero. Mjafton që ato njerëz të na prodhojnë ushqime dhe të vazhdojnë të jetojnë në fshat. Fermerët janë një burim i jashtëzakonshëm për çdo qytetërim.  

EMISIONET