Kryetari i qendrës së eksporteve, Alban Zusi, sheh të domosdoshme reformimin e administratës publike.

I ftuar në emisionin"Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, ai solli një përvojë të tij personale për të treguar burokracitë me të cilat përballet biznesi në zyrat e shtetit.

Zusi: Nuk ka një diferencim midis binzneseve prodhuese dhe eksportuese me bizneset importuese, e cila është e patolerueshme. Problem tjetër që unë mendoj se të gjithë bashkë, pozitë dhe opozitë duhet ta vendosim si objektiv ndoshta pas reformës në drejtësi, është reforma e administratës publike. 

Duke pasur njohje dhe kontakte, duke qenë ish-drejtues i Ministrisë së Bujqësisë, kam bërë tre javë mos gabohem për të marrë një konfirmim për një certifikatë që unë e përdor përditë. Hyn dhe del malli dy herë në javë me atë lloj certifikate, një subjekt i ri kërkonte një konfirmim që është e vlefshme kjo certifikatë, më jep një kofirmim zyrtar dhe administrata e vononte. Nuk them se kishte dashakeqësi por sistemi burokratik i joni është i tillë që të krijon pengesa. Imagjino sa banale. 

Ndërkohë që ne kemi probleme që administrata shqiptare nuk të jep certifikatë për të eksportuar kur ta jep ditë për ditë për të shitur në tregun vendas. Së dyti, ende nuk po marrim përsipër të fillojmë një proces të analizimit të avantazheve konkuruese të ekonomisë shqiptare. 

Pse ne importojmë produkte të caktuara? Në cilën fazë të zinxhirit prodhues ne nuk jemi konkurues dhe të fillojmë ta zgjidhim. Ose të japim nxitësa ekonomik që të zgjidhet përmes formave ekonomike, operatorëve ekonomikë, ose të barazojmë nxitësat fiskalë nëse kemi diferenca ose të fusim nxitësa fiskalë për ta zgjidhur këtë problem. Ende asnjë njeri nuk po e merr mundimin seriozisht. Në fund të fundit është ekonomia ajo që vendos.


/Ora News.tv/