Mark Zuckerberg ka treguar nëpërmjet një postimi mision dhe objektivin e vitit 2018 të rrjetit social "Facebook".

"Sot kam ndjesinë sikur është viti i parë. Bota është e shqetësuar dhe e ndarë, Facebook ka shumë punë për të bërë."- shkruan ai.

Në statusin e tij ai i referohet mbrojtjes së komunitetit nga abuzimet dhe urrejtjet dhe sigurisë që koha e kaluar në Facebook të jetë e shpenzuar mirë.

"Sfida ime personale për 2018 do të jetë në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e rëndësishme. Nuk do të mundemi të shmangim të gjitha gabimet, por aktualisht bëjmë shumë gabime në zgjedhjen e politikave tona dhe në përdorimin e mjeteve të papërshtatshme. Në qoftë se do të jemi më efikas, në fund të vitit 2018, do të jemi më mirë." - përfundon statusin e tij Mark Zuckerberg.

Statusi i tij vjen si përgjigje ndaj akuzave të shumta nga ish-menaxherë të Facebook, ku kanë deklaruar që ky i fundi po shkatërron shoqërinë.

/Ora News.tv/