Zonjat e Skendërbeut

Zonjat e Skendërbeut

Para dy ditësh në një nga emisionet në Ora News, Laert Vasili, thotë ndërmjet të tjerave: shqiptarët nuk kanë kohë të shikojnë Ora News.

Pyetja rrufe që të vjen ndërmënd për këtë fake person që hiqet si aktor i madh, si polemist, si njohës i politikës, si lider që ka nje milion shqiptar mbas tij, eshtë; kur Ora News nuk e shikon njeri, përse, shkon dhe çfaqesh në Ora News?!

Në çdo vënd të botës ka disa rregulla etike dhe morale. Nuk mund të propagandosh kunder një shtëpie që të hap derën, të promovon kur nuk të njihte kërkush si "aktor i madh", por të lejon të flasësh ç'te duash e si të duash, ashtu si dhe të tjerët në Ora, ku nuk imponohen te kenë krah politik.

Ky që sa merr vesh gomari nga muzika merr dhe ky nga politika, pasi e vetmja gjë që di të bëj eshte të recitojë tekstet e marra nga ERTV, apo nga Lali Erit si shpërblim për t'u bërë drejtor i karakatines artistike si Teatri Kombëtar, karaktinë si art jo si godinë, së cilës ky i ka dalë në krah për t'u shembur. Si kockë-lepires i xhaxhi Edit dhe Lali Erit, ulet në studiot e Ora News dhe sulmon emisionet e Ora News. Apo fyen gazetarët e Orës. FYEN, jo debaton.

Kjo nuk është as e moralshme, as etike dhe as `e pranueshme.

Por e bën Laerti. E bën sepse nuk ka etikë, nuk ka moral. Nuk mund të ketë moral një njeri që nuk ka kurrfare bindje por vetëm shërben si portavoce e Ramës dhe Lali Erit për lëmoshë dhe pa ju skuqur fytyra përpos genjeshtrave të shumta, thotë se jam dhe producent. Po me se Laerti është producent me honoraret e Lali Erit?! A e ka të qartë çdo të thotë producent?!!

Ne fakt ky njeri nuk duhet marrë seriozisht se është i mthoman i sëmurë jashtë realitetetit dhe sëbashku me Spiropalin janë zonjat Skendërbeut

EMISIONET