Zonja e Parë 'ofendon' rëndë fëmijët emigrantë

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump është kritikuar për veshjen e saj gjatë një udhëtimi në një qendër të ndalimit të fëmijëve të emigrantëve në Teksas.

Ajo kishte zgjedhur një xhaketë që mbante mbishkrimin “Mua nuk më intereson fare, po ty?”.

Pasi është kritikuar në rrjete sociale, zëdhënësja e Trump zbuloi "nuk kishte asnjë mesazh të fshehur" në zgjedhjen e veshjes së saj.

Çmimi prej 39 dollarësh i xhakëtës jeshile nga firma Zara ka shkaktuar një zemërim në mediat sociale.


EMISIONET