"Zjarri" sjell pranverën në Korçë

"Zjarri" sjell pranverën në Korçë

Korçarët festuan largimin e dimrit dhe nisjen e pranverës. Dita e Verës në juglindje kremtohet sipas traditës ortodokse në nisje të muajit mars dhe jo më datë 14 kur është edhe festa Zyrtare.

Me simbolikën e zjarrit korçarët lanë pas ditët e ftohta të dimrit dhe  festuan ardhjen e pranverës!

Dita e Verës gjallëroi atmosferën në lagjet e qytetit juglindor

Fëmijë e të rritur kryen ritin e kapërcimit të zjarrit, që simbolizon largimin e së keqes dhe nisjen e ditëve të ngrohta.

Prej aty përcjellin urime për njëri-tjetrin dhe gjithë shqiptarët.

Ndryshe nga qytetet e tjera Korça e feston ditën e verës më 1 Mars, sipas traditës ortodokse, por aktivitetet vijojnë për të kulmuar më 14 mars, ditë që është festë kombëtare zyrtarë.

EMISIONET