Zjarri përfshin ullishtën në Fier

Zjarri përfshin ullishtën në Fier

Mbi 1000 rrënjë ullushtëje dhe një sipërfaqe shkurresh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në fshatin Levan, në Fier.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Por raportohet se terreni i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Banorët e fshatit, të cilën zonën e njohin me emrin Takodrom ndodhen në luftë me flakët dhe shprehen se çdo vit është e njëjta vuajtje.

Banorët: Zjarr i qëllimshëm pasi erdhi nga një vatër nga kullotat. Pas 3 viteve po ky dëm. Çdo vit kjo vuajtje me flakët.

EMISIONET