Këngëtarja Miley Cyrus është dëshpëruar pasi shtëpia e saj u shkrumbua nga zjarri i Kalifornisë që preku qindra banorë.

Miley thotë se ajo, së bashku me të fejuarin Liam Hemsëorth dhe kafshët e tyre janë larguar dhe janë të sigurtë, por shtëpia është kthyer në rrënojë.

Në një postim në Tëitter, ajo shkruajti: “Jam një prej personave me fat. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës time janë të sigurtë dhe kjo ka rëndësi tani. Shtëpia ime është shkatërruar, por kujtimet që kemi me familjen e miqtë nuk do harrohen kurrë.”

Ndër emra të tjerë të njohur që humbën shtëpitë në Malibu janë Gerard Butler dhe Camille Grammer. Të paktën 177 shtëpi janë shkatërruar në Kaliforninë Veriore dhe më shumë se 6 mijë shtëpi kanë humbur nga harta.

Numri i të vdekurve nga flakët e përhapura ka arritur në 31.

/Ora News.tv/